ARMR Armoured Base Layer
Koha e dërgimit
Dërgesë express 1-2 ditë
Përshkrimi
Armoured Base Layer është një shtresë mbrojtëse për motoçiklistë me 6 mbrojtëse CE, e projektuar për t’u veshur ngushtë pas trupit në mënyrë që protektorët të qëndrojnë saktë dhe të sigurt gjatë vozitjes.
Konstruksioni me rrjetë të ajrosshme ndihmon në ventilim dhe rehati, sidomos gjatë udhëtimeve aktive ose në temperatura të larta. Rekomandohet të përdoret nën një shtresë të jashtme të aprovuar CE të klasës B, A, AA ose AAA.
Mbrojtja
• Mbrojtëse shpatullash dhe bërrylash CE Level 2 – EN 1621-1:2012
• Mbrojtëse shpine CE Level 2 – EN 1621-2:2014
• Mbrojtëse gjoksi njëpjesëshe CE Level 1 – EN 1621-3:2018
Materiali dhe konstruksioni
• Rrjetë e jashtme prej poliesteri të qëndrueshëm
• Material elastik 4-way stretch në zonat kryesore të lëvizjes
• Prerje compression për pozicionim të saktë të protektorëve
• Mëngë Raglan për liri më të madhe të lëvizjes
• Hapje në zonën e sqetullave për ventilim më të mirë
• Jakë, fund dhe mëngë elastike
• Zinxhir asimetrik me gjatësi të plotë për veshje më të lehtë
• Mbrojtëse te zinxhiri për të shmangur kontaktin me lëkurën
Ventilim dhe rehati
• Konstruksion shumë i ajrosshëm
• Material që largon lagështinë nga trupi
Karakteristika shtesë
• Zinxhir YKK Auto-Lock
• Kapëse zinxhiri ARMR TPR
• Të gjithë protektorët janë të heqshëm për larje më të lehtë












